NëElektra Pharma, përpiqemi të sigurojmë që çdo porosi të dorëzohet në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe konform standardeve farmaceutike.
Zona e mbulimit:Dorëzojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Koha e dorëzimit: Zakonisht 1-3 ditë pune.
Pagesa e dorëzimit: Në varësi të zonës, brenda Tiranës 200 lekë dhe në rrethe 300 lekë.
Produkte të ndaluara për shitje online: Nuk tregtojmë online produkte që kërkojnë recetë mjekësore. Ato mund të blihen vetëm fizikisht në farmaci duke paraqitur recetën e lëshuar nga mjeku.
Politika e Pagesës
Farmacia Elektra pranon mënyrat e mëposhtme të pagesës:
Pagesë në dorëzim (Cash on Delivery)
Pagesë me kartë debiti/krediti përmes ndërfaqes së pagesës të Credins Bank.
Politika e Kthimit
Produktet farmaceutike nuk mund të kthehen, me përjashtim të rasteve kur:
Produkti ka mbërritur i dëmtuar
Është dërguar produkt i gabuar
Ka kaluar afati i përdorimit në momentin e dorëzimit
Për të kërkuar kthimin, klienti duhet të njoftojë brenda 48 orëve nga marrja e produktit. Produkti duhet të jetë i papërdorur, i pahapur dhe në paketimin origjinal.
Politika e Rimbursimit
Rimbursimi kryhet vetëm në rastet e pranimit të kthimit, si më sipër:
Rimbursimi bëhet brenda 7 ditëve pune nga momenti i pranimit të produktit të kthyer.
Rimbursimi nuk aplikohet për produkte që janë hapur ose përdorur.
Politika e Privatësisë
Farmacia Elektra respekton privatësinë tuaj dhe përpunon të dhënat personale në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë:
Të dhënat që mbledhim përfshijnë: emrin, adresën, numrin e telefonit, emailin dhe historikun e porosive.
Të dhënat përdoren vetëm për qëllime të përpunimit të porosive dhe komunikimit me klientin.
Të dhënat nuk ndahen me palë të treta pa miratimin tuaj.
Kushtet e Shërbimit
Duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni kushtet e mëposhtme:
Të gjitha produktet janë të destinuara vetëm për përdorim personal.
Farmacia Elektra nuk mban përgjegjësi për përdorim të pasaktë të barnave apo produkteve.
Klienti ka detyrimin të japë informacion të saktë gjatë porosisë.
Farmacia ka të drejtë të refuzojë porosi në raste të dyshimta ose të jashtëligjshme.
Çdo mosmarrëveshje zgjidhet në përputhje me legjislacionin shqiptar.